Çmimi i naftës në nivelin më të lartë të javëve të fundit

Çmimet e naftës u rritën me 1% mëngjesin e sotëm në tregjet aziatike, duke vazhduar trendin në rritje pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të mërkurën se marrëveshja e paqes me Iranin “ka marrë fund”.

Rritja e çmimeve vjen pasi Irani ka goditur anije në Ngushticën e Hormuzit, duke rikthyer frikën për ndërprerje të mëtejshme të furnizimeve globale me energji nga Lindja e Mesme.

Nafta e papërpunuar Brent u rrit me 1%, duke arritur në rreth 78.80 dollarë  për fuçi, ndërsa nafta e tregtuar në SHBA u rrit me një normë të ngjashme, në 74.30 dollarë për fuçi.

Çmimi i naftës është afruar me nivelet e mesit të qershorit, përpara se SHBA-ja dhe Irani të njoftonin një marrëveshje të përkohshme për të diskutuar përfundimin e konfliktit.

Megjithatë, çmimet mbeten dukshëm nën nivelet më të larta të regjistruara në fazat e hershme të luftës, kur nafta arriti pothuajse 120 dollarë për fuçi./reporteri

Read Previous

SHBA-ja dhe Irani vazhdojnë sulmet për të dytën ditë radhazi, pasi Trump tha se armëpushimi ka marrë fund

Read Next

Kurti thotë se BE ka miratuar projekte në vlerë prej 206.4 milionë euro për Kosovën: Zbatimi pas ratifikimit në Kuvend