Çmimet në tregje janë rritur ndërsa interesimi i blerësve ka rënë

Tregu i cili ndodhet në paralagjen “Dardania” në qytetin e Gjakovës është vendi i cili ofron laramani produktesh për qytetarët të cilët mund të kenë mundësinë të furnizohen me pemë, perime, poashtu edhe të blejnë  produkte nga tekstili dhe druri siç janë veshmbathjet dhe mobiljet shtëpiake. Këtu një hapësirë ka edhe sektori i bujqësisë dhe bagëtisë. Sikurse në tregjet tjera në vend edhe këtu kohëve të fundit ka rënë shitja dukshëm. Shitësit të cilët janë pjesë e këtij tregu për vite me radhë thonë që interesimi i qytetarëve për produktet që ofrohen këtu është shumë i vogël, sidomos muajin e fundit. Njëri nga tregtarët thotë se kjo ka ardhur si pasojë e shtrenjtimit të të gjitha materialeve të cilat i përdor për përpunimin e mobiljeve. 

Intersim i vogël është edhe për bagëti, edhe pse çmimet e bagëtive janë të njëjta.

Edhe shitësit e veshmbathjeve ndajnë mendimin e njëjtë, duke theksuar se interesimi është shumëi ulët.

Prapa kamerave të televizionit Syri shitësit të cilët për vite me radhë janë pjesë e këtij tregu e të cilët vijnë nga vende të ndryshme të Kosovës, thonë që kjo situatë është tejet e vështirë për tu përballuar ngase me rritjen e çmimeve edhe interesimi i qyetarëve ka rënë dukshëm.

Read Previous

Buxhovi: Shqetësimi im janë fëmijët, nuk kam ndonjë informatë për largimin e tyre nga zonat e luftës

Read Next

Moti sot në Kosovë