Çka veçoi Trendafilova nga vizita e saj në Kosovë?

Kryetarja e Dhomave të Specializuara (DHSK), Ekaterina Trendafilova, përfundoi sot vizitën e saj treditore në Prishtinë.

Gjatë vizitës ajo u takua me studentë të Fakultetit të Drejtësisë për të diskutuar kornizën ligjore të DHSK-së, si dhe mandatin dhe funksionimin e saj.

Gjithashtu, ajo vizitoi edhe Qendrën e Dokumentacionit të Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

Po ashtu, Gjykatëse Trendafilova u takua me palët e interesuara, mes të cilëve përfaqësues të shteteve anëtarë të Bashkimit Evropian, Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Shefin e Misionit EULEX.

Ajo u takua edhe me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Shefin e UNMIK-ut dhe Avokatin e Popullit në Kosovë për t’u dhënë informacione publike rreth mandatit, administrimit dhe veprimtarive aktuale të Gjykatës.

“Ajo çka vlerësova më shumë nga vizita në Kosovë ishte takimi me studentët e universitetit të cilët dua t’i falënderoj për interesin dhe pyetjet e tyre. Studentët treguan njohuri të shkëlqyera të parimeve juridike. Gjëja më prekëse ishte ekspozita e Fondit për të Drejtën Humanitare, që dokumenton zërat dhe përvojat e viktimave dhe  mbijetuesve nga lufta në Kosovë”, tha Trendafilova. /Klankosova.tv

Read Previous

Apple me një projekt inovativ, sfidon kufijtë e teknologjisë

Read Next

Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e vendeve kontribuese, diskutohen çështjet e sigurisë në rajon