Çka punojnë dhe sa paguhen kosovarët në Gjermani?

Sektorët e ndërtimtarisë, tregtisë dhe prodhimit në Gjermani punësojnë pjesën më të madhe të kosovarëve që jetojnë atje. Por, me kalimin e viteve është rritur edhe numri i punëtorëve në sektorë të ndryshëm, si shëndetësi, edukim dhe informim e komunikim.

Në vitin 2023, paga mesatare në Gjermani ishte 2.822 euro, në krahasim me pagën mesatare prej 468 eurosh në Kosovë. Kosovarët e punësuar në sektorin e informimit dhe komunikimit marrin pagën më të lartë, njëjtë si edhe në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë ka publikuar një infografikë ku krahasohen pagat në Kosovë dhe Gjermani, nëpër sektorë të caktuar.

Paga mesatare në sektorin e hotelerisë dhe turizmit në Kosovë është 348 euro, e në Gjermani 1 mijë e 867 euro.

Përderisa puna në ndërtimtari në Kosovë paguhet 511 euro mesatarisht për një muaj, paga në Gjermani është 2 mijë e 455 euro.

Më poshtë gjeni krahasimet edhe për sektorët e tjerë./REL

Read Previous

Nga triumfi në Euro 2024 te lufta me depresionin, Morata rrëfen periudhën më të errët të jetës së tij

Read Next

Gareth Southgate merr vendimin për të ardhmen e tij