Çka dihet deri më tani për sulmin me thikë në Francë

Disa persona duke përfshirë  fëmijë që thuhet se janë rreth tre vjeç, janë plagosur pas një sulmi masiv me thikë në Annecy, një qytet alpin në Francën juglindore.

Sulmi ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:45 me orën lokale, në një park.

Tre prej fëmijëve raportohet se janë në gjendje të rëndë për jetën.

Media të ndryshme franceze po raportojnë se i dyshuari, një burrë, është identifikuar në polici si azilkërkues sirian.

Ai tashmë është arrestuar dhe ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin lavdëroi policinë për një “ndërhyrje të shpejtë”.

Kryeministrja Élisabeth Borne është gjithashtu rrugës për në Annecy.

/KlanKosova/

Read Previous

Disa vende të NATO-s mund të përfundojnë duke dërguar trupa në Ukrainë

Read Next

Cristiano Ronaldo mungon në ‘formacionin e sezonit’ në Superligën e Arabisë Saudite