Sipas The Chronicle, Newcastle është ndër klubet që po i ofrohet mundësia për të nënshkruar me Armando Brojën këtë verë. 23-vjeçari është gati të largohet përsëri nga Chelsea, por këtë herë në mënyrë përfundimtare.
Broja është përballur me sfida të rëndësishme në karrierën e tij gjatë viteve të fundit, dhe periudha e tij e huazimit te Everton këtë sezon nuk ka parë përmirësim. Shqiptari nuk bën pjesë në planet e Enzo Maresca-s, ndaj i duhet të gjejë me patjetër një ekip të ri.
Chelsea e vlerëson Brojën 30 milionë paundë, shifër që Newcastle i duket e lartë duke parë lëndimet e tij të shumta, por shqiptari mund të jetë zëvendësuesi ideal i Callum Wilson. 33-vjeçarit i mbaron kontrata në fund të sezonit dhe do të largohet si lojtar i lirë, pasi Newcastle nuk i ka ofruar rinovimin, ndërsa emri i Brojës po përflitet si një nga zëvendësuesit e mundshëm të sulmuesit anglez. /Telesport.al/