Cilësia e ajrit në Kosovë, aktualisht e rënduar

Me fillim të sezonit të dimrit, edhe ajri rëndohet. Jo nga dimri si stinë, por nga gazrat e liruara, nga oxhaqet e ekonomive familjare, e faktorëve tjerë klimatik.

Sipas specialistit për cilësi të ajrit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, Shkumbin Shala, këto ditë është parë një rëndim i cilësisë së ajrit, pasi ka ndikuar edhe mjegulla. Ndonëse, ai tha se mjegulla nuk është ndotës si përbërje, por nuk e lejon ajrin të qarkullojë lirshëm.

Por, Shala tha se krahasuar me vitet e kaluar, në Kosovë ka përmirësim të cilësisë së ajrit, kjo falë edhe inspektimeve, dhe monitorimeve të vazhdueshme, po ashtu edhe nga gjobat ndaj ndotësve. Prej ndotësve kryesorë, Shala ka përmendur djegien e thëngjillit e ndërtimtarinë.

/KlanKosova/

Read Previous

Vedat Muriqi, shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes Mallorca – Atletico Madrid

Read Next

Gërvalla: Kosova nuk tërhiqet nga mbrojtja e qytetarëve të saj në veri që po kërcënohen nga Beogradi