Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Miliona punëtorë në të gjithë BE-në vazhdojnë të fitojnë pagë minimale. Pragjet kanë për qëllim të sigurojnë një standard bazë jetese për punëtorët, megjithëse nivelet shpesh nuk kanë arritur të rriten me inflacionin. Në një analizë të Euronews, i cili i referohet të dhënave të Eurostat, që nga korriku i vitit 2025, paga minimale mujore para zbritjeve në BE varionte nga 551 euro në Bullgari në 2,704 euro në Luksemburg.
Kur përfshihen vendet kandidate për në BE, ku bën pjesë edhe Shqipëria, rezulton se Ukraina ka pagën minimale më të ulët, me vetëm 164 euro.
Pesë vende të BE-së; Italia, Danimarka, Suedia, Austria dhe Finlanda, nuk kanë fare pagë minimale kombëtare.
Edhe pse Luksemburgu renditet në krye dhe Ukraina në fund, kur rregullohet për fuqinë blerëse, si krahasohet paga minimale në të gjithë Evropën, vend pas vendi?
Siç tregon grafiku më poshtë, ka dallime të konsiderueshme në pagat minimale në të gjithë Evropën, dhe Eurostat i grupon vendet në tre nivele page.
Euronews ka shtuar një kategori të katërt që grupon vendet me paga minimale nën 600 euro dhe përfshin vendet kandidate për në BE./express/