Cilat nënshtetësi i mbajnë qeveritarët?

Kryeministri Albin Kurti është vetëm një nga qeveritarët e këtij ekzekutivi që ka shtetësi të dyfishtë.

Pasaportë të Shqipërisë, pos tij bartë edhe kryediplomatja, Donika Gërvalla dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Ndërkaq kreu i dikasterit të Mbrojtjes, Armend Mehaj ka nënshtetësi norvegjeze, meqë ka jetuar atje.

Kushtetuta e vendit u lejon pushtetarëve mbajtjen e dy ose më shumë shtetësive.

Por kjo nuk ndodhë edhe në disa shtete evropiane si Gjermania e Austria.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në politikën e tyre praktikojnë ndalesën për moslejimin e shtetësive të dyfishta për zyrtarët e lartë shtetëror./Ekonomiaonline

Read Previous

Krerët e UÇK-së nuk ndahen, do të gjykohen së bashku në Hagë

Read Next

Brenda 28 orëve Kina ka ndërtuar një banesë 10 katëshe