Cila është arsyeja e ardhjes së Palmerit dhe Lajçakut në Kosovë?

Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Matthew Palmer dhe i dërguari i posaqëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pritet të vijnë në Kosovë për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Përgatitja për rifillimin e dialogut me Serbinë thuhet të jetë arsyeja e vizitës së tyre

Vizita e përbashkët e dy diplomatëve bëhet për të dhënë mesazhin se SHBA-ja dhe BE-ja bashkëpunojnë ngusht sa i përket dialogut.   

Kryeministri Kurti, gjatë vizitës së fundit në Bruksel, kishte deklaruar se dialogu me Serbinë mund të vazhdojë në mesin e muajit qershor.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur në vitin 2011 me ndërmjetsimin e Bashkimit Evropian./GazetaSinjali

Read Previous

Blinken: Dëbimi i palestinezëve mund të sjellë luftë

Read Next

Disa nxënës u përjashtuan nga testi i arritshmërisë, shkak përdorimi i telefonit