Pyjet e gështënjës një ansambël monumental i rrallë i natyrës shqiptare.
Këto pyje ndodhën në perëndim të Kosovës, përgjatë kufirit malor të Kosovës me Shqipërinë ,konkretisht në komunën e Junikut. Në shumicën e 1 mijë e 300 hektarëve të pyjeve private, Juniku kultivon gështenjën.
Gështenja e Junikut është më e madhe dhe më e mirë, ndërsa ambienti i kësaj komune është më origjinali në Kosovë për kultivimin e saj. Secila prej familjeve junikase sipas pronësisë I ka të ndara në parcela gështënjat.
Ne vizituam njërën nga familjet që merret me kultivimin dhe mbledhjen e gështënjës.
Servetja dhe bashkëshorti i saj Hasani për më shumë se 35 vite kanë të njëjtën rutinë në kohë vjeshte. Ende pa aguar mëngjesi ata ia mësyjnë malit për të shkundur dhe mbledhur gështënja.
Gështënja është një frut i shëndetshëm me të mirat e dyfishta që e mbron shëndetin e njeriut.
Ka vlera të mëdha kalorike dhe energjike dhe rekomandohet si shtesë në ushqimin e fëmijëve, te të rriturit dhe për të gjithë personat që kanë punë të mundimshme fizike dhe intelektuale.
Rrënjët përshkojnë thellë në tokë e lartësia e saj mund të arrijë mbi 15 metra. Ndërsa kurora ka një diametër që varion nga 5 në 7 metra. Frutat janë të gropuar dy ose tre copë brenda një boqeje e cila me kulmin e pjekjes shkëputet nga pema.
Pasi ti mbledhin gështënjta ata nisin edhe një proces tjetër. Servetja na tregoj një mënyrë tradicionale për ruajtjen e gështënjës deri në pranverë.
Në shumicën e 1 mijë e 300 hektarëve të pyjeve private Juniku kultivon gështenjën. Gështënja e kësaj zone është më e madhe dhe më e mirë, ndërsa ambienti i kësaj komune është më origjinali në Kosovë për kultivimin e saj.
Në respekt të këtij fruti të konsideruar të shenjtë shumë vende evropiane kanë caktuar datën 11 nëntor si festë të gështënjës. Një gjë të tillë e organizon edhe komuna e Junikut .Ani pse pandemia vitin e fundit e ka pamundësuar këtë aktivitet prap se prap kultivimi I saj nuk mungon.
Secili konsumator mund ta ketë të lehtë ta gjejë atë në treg.Qmimi i gështënjave ndryshon varësisht nga cilësia.
Në tregun tonë një kilogramë gështnëja kushton nga 1 euro e gjysëm deri në 3 euro.
Kjo dhuratë natyrore vazhdon të ruaj krenarinë e kësaj zone dhe vazhdon ti mbajë ata pranë këtyre maleve. Gjithë kjo pasuri, kjo tradita dhe përvoja e krijuar në prodhimin e gështënjës me të vërtetë duhet trashëguar brez pas brezi.