Federico Chiesa ka zgjedhur Liverpoolin. Pas përfshirjes së anglezëve në orët e fundit, dhe darkës mes Giuntolit dhe agjentit të lojtarit, sulmuesi i Juventusit vendosi të transferohej në Angli, duke i dhënë dritën jeshile transferimit.
Janë duke vazhduar kontaktet mes Juventusit dhe Liverpool-it , të cilët janë të sigurt për mbylljen e marrëveshjes brenda ditës. Palët po finalizojnë marrëveshjen për ardhjen e Chiesa-s në grupin e Slot-it. Pavarësisht interesimit të Barcelonës, Liverpooli ka triumfuar, edhe falë problemeve financiare të klubit katalanas, përcjellë KosovaPress.
Dy klubet kanë bërë një operacion me vlerë rreth 15 milionë euro plus një pagë katërvjeçare prej 5 milionë në sezon për lojtarin, i cili ka përcaktuar detajet me klubin. Anglezët kanë shfaqur shumë interes orët e fundit dhe vetë Chiesa është tërhequr edhe nga një aventurë në Premier Ligë./kosovapress/