Chelsea me ofertë prej 130 milionë euro për Lukakun

Chelsea kërkon një qendërsulmues me patjetër. Bisedimet me Erlling Haaland kanë ngecur dhe drejtuesit e kampionëve të Europës po kërkojnë për një tjetër alternativë.

Ata kanë zgjedhur Romelu Lukakun. Ish-sulmuesi i bluve po shkëlqen me Interin dhe siç bën me dije Corriere della Sera, Roman Abramovich ka ofruar 130 milionë euro për belgun.

Kjo është një ofertë shumë tunduese për Interin, që është i prirur ta pranojë dhe të lejojë largimin e Lukakut. Ndërkohë, djali i Roman Abramovich ka qenë në Milano ditët e fundit për të punuar për mbylljen e marrëveshjes. /abcnews.al

Read Previous

Mbi 3.500 qytetarë me të ardhura të ulëta do të marrin 12.000 denarë për pushime

Read Next

Ia “rrëmbeu” Milanit, Juventus siguron talentin brazilian