Chelsea është kualifikuar për në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube, ku do të luajë ndaj Palmeiras. Trajneri i “blues”, Enzo Maresca, nuk dëshiron të shohë shumë larg, por synon t’i marrë gjërat një e nga një.
“Po i marrim të gjitha ndeshjet një nga një. Nuk po mendoj për finalen ose sa kohë ka deri në fillimin e Premier League. Nuk mund të mendojmë për të luajtur finalen nëse nuk jemi të përqendruar te sfida e radhës”, tha trajneri i Chelsea.
“Më pëlqen t’i marr gjërat shtruar sepse mendoj se kjo është mënyra e duhur për të vazhduar. Ne e dimë që Palmeiras është një klub i shkëlqyer, me lojtarë të nivelit të lartë. Do të jetë shumë e vështirë, por nga 32 ekipe kemi mbetur 8”, tha Maresca.
Duke folur për merkaton, ai tha: “Të gjithë lojtarët që janë këtu nuk do të doja t’i humbisja. Por, kur tregu është i hapur, çdo gjë mund të ndodhë. Mund të blesh një lojtar ose ta shesësh, asnjë nuk bën përjashtim”. /Telesport.al/