Chelsea i ofron kontratë të re sulmuesit shqiptar

Chelsea po kërkon të hapë bisedimet për vazhdimin e kontratës me sulmuesin shqiptar, Amrando Broja, ka raportuar të enjten “Sky Sports”.

19-vjeçari i Shqipërisë shënoi 11 gola në 35 paraqitje te Vitesse për sezonin 2020/2021.

Ai te skuadra holandeze u huazua nga Chelsea, ndërsa siç raportohet, Thomas Tuchel pritet ta ketë në planet e tij për sezonin e ri.

Ai me Chelsean ka kontratë deri në fund të këtij muaji. Broja është zhvilluar te skuadra elitare e Anglisë, që ditë më parë fitoi Ligën e Kampionëve./Koha.net/

Read Previous

Policia gjen afër 60 bimë kanabisi në Podujevë

Read Next

Këshillat që ju ndihmojnë të mjekoni një djegie