Chelsea është gati të largojë dhjetë lojtarë në verë, shumë yje në listë

Drejtuesit e Chelsea janë të përgatitur të largojnë dhjetë apo më shumë lojtarë të ekipit të parë në afatin kalimtar të verës.

Blutë e Londrës nuk janë ndalur me përforcime në afatin e fundit të verës, por edhe në këtë aktualin të dimrit.

Megjithatë, ideja e tyre është që në verë të ketë një ‘fshesë’, ku mund të largohen së paku dhjetë lojtarë, nga ta edhe të transferuar së fundmi.

Sipas mediumit The Telegraph, nënshkrimet e shtrenjta Hakim Ziyech, Christian Pulisic dhe Kai Havertz po përballen me të ardhme të pasigurta në Stamford Bridge, ndërsa Jorginho mund të lejohet të largohet nga klubi kur kontrata e tij të përfundojë në fund të sezonit.

Përveç këtyre katër yjeve, çdo ofertë për kapitenin Cesar Azpilicueta mund të konsiderohet nga drejtuesit e Bluve.

Chelsea gjithashtu mund të largojë Kalidou Koulibaly vetëm disa muaj pasi shpenzoi rreth 40  milionë euro dhe i dha lojtarit një kontratë katërvjeçare për ta larguar nga Napoli.

Blutë nuk do ta ndalojnë të largohet as nënshkrimit e verës Pierre-Emerick Aubameyang nëse ai dëshiron të largohet.

Por, këta të shtatë nuk janë të vetmit lojtarë që rrezikojnë të shohin fundin e karrierës së tyre në Chelsea, pasi portieri Edouard Mendy, mbrojtësi Trevoh Chalobah dhe mesfushori Conor Gallagher mund të jenë gjithashtu në radhë për t’u larguar. /Telegrafi/

Read Previous

VIDEO/ Tragjedia në Nepal, pasagjeri filmoi gjithçka, ky është momenti i rënies së avionit

Read Next

Kërkohet taksë e re për më të pasurit në botë