Chelsea dhe PSG në garë për shërbimet e Hakimit

Chelsea dhe Paris Saint-Germain janë tejet të interesuara që të transferojë Achraf Hakimin nga Interi.

Mbrojtësi maroken lidhet me një largim nga Nerazzurët, vetëm një vit pasi u transferua në Serie A.

Interi kërkon që të shesë disa lojtarë, në mënyrë që të shmangë krizën e shkaktuar nga COVID-19.

Kështu, Hakimi është në listën e shitjeve dhe sipas asaj që raporton Diario Sport, Chelsea dhe PSG janë të gatshme që të ofrojnë rreth 60 milionë euro për kartonin e tij.

Mirëpo, Interi nuk do të pranojë asnjë ofertë që është nën shumën e 80 milionë euro, derisa dy skuadrat mund të ofrojnë edhe lojtarë për të realizuar marrëveshjen.

Lojtari 22-vjeçar kaloi te Interi nga Real Madridi, duke dhuruara ndeshje të mira, e që dy skuadrat evropiane duan ta transferojnë.

Chelsea raportohet se mund të ofrojë Emerson Palmierin në shkëmbim, duke ditur që klubi italian ka kohë që interesohet për të. /Telegrafi/

Read Previous

Ministri Hekuran Murati njofton se është shtyrë afati për regjistrimin e popullsisë

Read Next

Barcelona e interesuar për sulmuesin e Manchester Cityt