Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) i bën thirrje Izraelit të marrë masa për parandalimin e urisë në Gaza
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) e ka urdhëruar Izraelin që të ndarmarrë masa konkrete për të parandaluar urinë në Gaza. Masat përkojnë me hapjen e më shumë pikave tokësore, të cilat do të mundësojnë kalimin e kamionëve me ushqime dhe karburant.
Afrika e Jugut i dërgoi Gjykatës një padi ku akuzonte për gjenocid Izraelin në luftën e tij në Gazë, e cila filloi më 7 tetor 2023, kur Hamasi sulmoi me raketa Tel Avivin. Ndërkohë, Izraeli e mohon se po kryen gjenocid dhe thotë se lufta po bëhet për t’u mbrojtur nga Hamasi.
Në urdhrin e lëshuar nga Gjykata, përfshihet armëpushimi, duke përmendur edhe vdekjet e shumta dhe urinë në Gazë.
Kolumbi/ Kapet sasia rekord e kokainës
Ushtria kolumbiane ka arritur të sekuestrojë 3.3 tonë kokainë, duke shënuar rekordin e këtij viti për sasinë e kapjes së lëndës narkotike. Anije ushtarake dhe avionë u përfshinë në këtë operacion, ku ndoqën një varkë të ngarkuar me sasinë e madhe të kokainës. Arrestimi u bë pranë bregut të ishullit San Andres.
Nga operacioni i jashtëzakonshëm u arrestuan 5 persona, ndërsa vlera totale e parashikuar e ngarkesës është rreth 113 milionë dollarë.
Indonezia ndryshon kryeqytetin
Parlamenti në Indonezi ka vendosur që t’i japë një status të veçantë Xhakartës, që të vijojë të mbetet qendra ekonomike e vendit, pasi planifikon që të ketë një kryeqytet të ri: Nusantarin.
Nusatari është një qytet që po ndërtohet, me një vlerë prej 32 miliardë dollarësh dhe vendndodhja e tij do të jetë në xhunglat e Kalimantanit Lindor, në Borneo. Ndërtimi është një projekt i rëndësishëm i qeverisë aktuale dhe premton shpërndarje më të mirë të pasurisë.
Sipas rregulloreve aktuale, Xhakarta do të mbetet kryeqyteti i Indonezisë derisa presidenti të nxjerrë një dekret që emëron zyrtarisht Nusantara-n si kryeqytetin e ri, i cili është planifikuar për këtë vit.
Polonia hap përkohësisht kufirin me Ukrainën
Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare në Ukrainë, ndërsa përfaqësuesit qeveritarë u takuan në Varshavë për të folur rreth tensioneve të shkaktuara nga importet e drithërave ukrainasve.
Sipas marrëveshjes, 120 kamionë me drithëra pritet të kalojnë nga pika kufitare, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 2 prill.
Njoftimi u bë pasi qeveritë e Polonisë dhe Ukrainës zhvilluan një takim mbi gjashtorësh në Varshavë për të diskutuar për çështjen e importeve të drithërave ukrainase, por duket se bisedimet nuk prodhuan një rezultat./Anabelmagazine/