Çfarë po ndodh në botë

Lindja e Mesme/ Izraeli bën sulme të shumta në Gaza e Liban

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

29 persona janë vrarë nga sulmet masive ajrore që Izraeli ka bërë në qendër dhe në jug të Gazës. Një javë më parë, Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) mësynë në veri të Gazës, në një tjetër sulm me tanke dhe raketa. Ata pretendojnë se Hamasi po mblidhet në veri për të përgatitur sulmet ndaj Izraelit.

Sipas autoriteteve palestineze, 150 persona janë vrarë gjatë javëve të fundit. Në Liban, situata vijon të jetë po ashtu kaotike dhe Hezbollah ka deklaruar se trupat izraelite po përpiqen të futen në territorin e vendit, në fshatin Ramija. Sipas autoriteteve në Liban, 15 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e sulmeve izraelite dhe 5 spitale janë dëmtuar.

Turqi/ Protestë kundër dhunës së grave

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Pas raportimit të dy rasteve të vrasjes së grave në Stamboll, mijëra gra janë mbledhur nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme për të ngritur zërin ndaj femicidit dhe fenomenit të dhunës ndaj grave. Protestuesit kanë akuzuar qeverinë e Erdogan se lejon vrasjen e grave.

Gulizar Sezer, nëna e një vajze të re që është vrarë, ka thënë se duhet t’i jepet fund “masakrimit të vajzave tona”. Trupi i së ndjerës është gjetur në qershor, pasi ishte hedhur në det. Rasti i saj ndezi debate dhe reagime të shumta në Turqi, për sigurinë e grave dhe dhunimin e tyre.

Florida/ Si paraqitet situata nga uragani Milton?

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Uragani Milton ka shkaktuar deri më tani 17 viktima, duke përfshirë 5 të vdekur nga tornadot e furishme në St. Lucie, rajon bregdetar në lindje të Florida-s. Dëme të rënda janë regjistruar edhe në infrastrukturë, si dhe miliona njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

Përpjekjet e autoriteteve për ta rikthyer energjinë vijojnë, ndërsa njerëzit vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar dhe shumë prej tyre janë evakuuar për të shkuar në zona të sigurta. Zonat më të prekura janë ato përgjatë bregut perëndimor të Florida-s.

Poloni/ Planifikohet pezullimi i përkohshëm i së drejtës për azil

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Polonia ka në plan të pezullojë përkohësisht të drejtën për azil, si pjesë e strategjisë së vendit për të kufizuar emigrimin e paligjshëm. Kjo, e ndikuar edhe nga rritja e tensioneve me Bjellorusinë, pasi qeveria polake akuzon atë bjellorusen se po dërgon qëllimisht emigrantë në kufirin e Polonisë.

 “Njëra prej pikave të strategjisë së migrantëve do të jetë që përkohësisht të pezullohet e drejta për azil”, u shpreh kryeministri polak, Donald Tusk më 12 tetor. “Do ta kërkoj këtë, do të kërkoj njohje në Evropë për këtë vendim”, vijoi ai, duke shtuar se e drejta për azil nga Poloni është shfrytëzuar nga Aleksandr Lukashenko, si dhe Vladimir Putin./anabel

Read Previous

Tajvani në gatishmëri të lartë: Kina vendos një aeroplanmbajtëse në ujërat jugore

Read Next

Maqedonci për shujtat e FSK-së: Me Jasharin, kemi kërkuar të ndërmerren hapat e duhur për furnizimin ushqimor