Çfarë po ndodh në botë?

Turqia miraton kërkesën e Suedisë për anëtarësimin në NATO

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, miratoi kërkesën e Suedisë për anëtarësimin në NATO, pas një vonese që zgjati disa muaj. Shteti i vetëm që ende nuk i është përgjigjur kërkesës mbetet Hungaria.
 
Suedia kërkoi të bëjë pjesë në NATO, ca muaj pasi Rusia nisi agresionin, ndërsa ekziston rreziku që lufta t’i kalojë kufijtë Rusi-Ukrainë.

Pas konfirmimit të Turqisë, miratimi dërgohet në SHBA, ndërkohë që ministri i jashtëm suedez i rikujtoi Hungarisë se pritet edhe miratimi i saj.

Hapet dyqani i parë i pijeve alkoolike në Arabinë Saudite

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Pas +70 vitesh, në Arabinë Saudite, do të hapet dyqani i parë në të cilin do të shitet alkool. Dyqani do të hapet në Riad nga një grup emigrantësh që nuk janë pjesë e besimit islam dhe klientela do të jetë shumë e vogël.
 
Ndalimi i alkoolit në Arabinë Saudite daton që prej vitit 1952, kur njëri nga djemtë e mbretit arab Abdulaziz vrau një diplomat anglez, pasi kishte konsumuar alkool dhe ishte dehur.

Protesta në Izrael: Njerëzit kërkojnë që të ndalojë lufta në Gaza

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Tel-Avivi ka gëluar nga protestat e izraelitëve, të cilët duan të marrë fund lufta në Gaza. Protestuesit, të veshur me të bardha, kanë kërkuar ndalimin e luftës dhe nisjen e bisedimeve për territoret e pushtuara të Palestinës.
 
Ndërkohë, ushtria izraelite po bëhet gjithnjë më agresive në territorin e Gazës. Deri më tani, janë vrarë më shumë se 25,000 njerëz, pjesa më e madhe gra dhe fëmijë. Disa shtete dhe vetë qytetarët izraelitë kanë bërë thirrje për armëpushim, ndërsa përpjekje për të arritur në një rrugë paqeje janë duke u zhvilluar në SHBA dhe Egjipt.

SHBA/ Ndodh ekzekutimi i parë me azot

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Në Alabama është ekzekutuar për herë të parë një person me metodën e azotit. Vrasësi 58-vjeçar Kenneth Eugene Smith u ekzekutua, pasi apeloi 2 herë dënimin në Gjykatën e Lartë.
 
Kenneth u dënua për vrasjen e gruas së një predikuesi, të quajtur Elizabeth Sennett dhe e ka apeluar 2 herë metodën e ekzekutimit, duke thënë se është e rrallë dhe mizore./Anabelmagazine/

Read Previous

Ish-polici vrau gruan dhe djalin, më pas kreu vetëvrasje

Read Next

Rritet numri i mësimdhënësve që kanë marrë pushim vjetor pa pagesë