Çfarë po ndodh në botë?

ShBA/ Bie besimi i amerikanëve ndaj Shërbimit Sekret, për shkak të atentatit ndaj Trump

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një pjesë e madhe e amerikanëve dyshojnë tanimë tek aftësitë e Shërbimit Sekret për mbrojtjen e kandidatëve për presidentë të SHBA, pas atentatit që iu bë Donald Trump gjatë muajit të shkuar. Sondazhi është kryer nga Associated Press dhe Qendra ‘NORC’ për Hulumtimin e Marrëdhënieve me Publikun.

Sondazhi tregoi se vetëm 3/10 amerikanë ishin shumë ose jashtëzakonisht të bindur se Shërbimi Sekret mund t’u ofrojë sigurinë kandidatëve presidencialë nga dhuna apo atentatet në zgjedhje. Ndërsa 7/10 amerikanë janë të mendimit se Shërbimi Sekret ka njëfarë përgjegjësie për atentatin në Pensilvani, ku Donald Trump u godit në veshin e djathtë.

BE thotë se Hungaria po e vendos në rrezik

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Hungaria është sërish shënjestra e kritikave të BE-së dhe shkak është si zakonisht, raporti i saj me Rusinë. Viktor Orban, përmes një vendimi të fundit, ka thjeshtuar procedurat për dhënien e vizave dhe kontrollet e sigurisë për sipërmarrësit dhe punëtorët me origjinë ruse dhe bjelloruse. Sipas ligjit të ri, punonjësit rusë dhe bjellorusë mund të qëndrojnë në Hungari për 2 vjet dhe më pas, të bëjnë aplikimin për leje qëndrimi të përhershme.

Kjo ka ngjallur shqetësim në BE dhe Komisioni Europian i ka kërkuar që të shpjegojë vendimin e fundit për lehtësimin e vizave për këta qytetarë. Brukseli thotë se ky është një vendim që minon standardet e sigurisë në zonën Shengen dhe në BE.

Ylva Johansson, Komisionerja Europiane për Çështjet e Brendshme, deklaroi se “Rusia kërcënon sigurinë dhe se nevojitet më shumë, jo më pak vigjilencë”.

Lojërat Olimpike Paris 2024: Nis peticioni për mospërfshirjen e garës me kuaj

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lojërat Olimpike Paris 2024 mund të sjellin ndryshime, të paktën në disiplinën e kalërimit, pasi është zhvilluar një peticion, i cili bën thirrje për ndalimin e këtyre garave, për shkak të abuzimit që u bëhet kuajve. Charlotte Dujardin, olimpistja e suksesshme e Britanisë së Madhe, u tërhoq nga gara dhe u pezullua përkohësisht nga Federata Ndërkombëtare për Sportet e Kuajve, pasi qarkulloi një video ku ajo godiste një kalë me kamxhik gjatë stërvitjes.

Menjëherë pati reagime të shumta mbi videon e publikuar nga “Good Morning Britain”. Videoja shkaktoi polemika dhe komente që shprehnin zemërim, duke bërë që të krijohet një peticion. Organizata e bamirësisë së kafshëve “Brooke” kërkoi që Dujarin të largohej si ambasadore, duke shprehur se ishin shumë të zemëruar nga kjo video.

Ish-kryeministri izraelit thotë se nuk do të ketë bisedime për armëpushim, pas vrasjes së liderit të Hamasit

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ehud Olmert, ish-kryeministri izraelit, u shpreh se vrasja e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran, do të vonojë edhe më shumë procedurat për një armëpushim, pasi qartazi, paqja nuk është në axhendë për ca kohë.

Olmert u shpreh se nuk ka rëndësi nëse e ka bërë Izraeli apo jo, duke qenë se vendi hebre nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. “Me shumë mundësi, Irani do të vendosë të përgjigjet bazuar në atë që mendojnë se ka ndodhur”, duke treguar kështu se mund të ketë një kundërpërgjigje nga ana e Iranit.

Read Previous

Atleti bjellorus bëhet i pari që fiton medalje të artë si neutral në Paris

Read Next

Shitjet e Apple rimëkëmben pas rënies, mbi 85 Mld dollarë të ardhura në 3 muaj