Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka lansuar kategorinë e ndihmës për nënat lehona dhe shtesat e fëmijëve.
Shtesat e fëmijëve funksionojnë në mënyrën që duhet të jepet xhirollogaria e nënës dhe paratë shkojnë në atë llogari. Por një problem ka dalë në pah dhe shumë qytetarë kanë shkruar në llogari të Ministrisë së Financave, duke i kërkuar sqarime, raporton “Zëri”.
Si duhet të veprohet në rastet kur nëna nuk jeton më dhe si duhet të aplikojnë familjarët e tjerë?
Duke iu përgjigjur këtij problemi, Ministria e Financave ka dhënë sqarime shtesë. Ata duhen dërgojnë një e-mail te [email protected], ku duhet t’i bashkëngjisin disa informata dhe dokumente, që i gjeni më poshtë./Zëri.info