Çfarë është jetesa joaktive dhe cilat janë efektet negative të saj?

Shumë njerëz shumicën e kohës ulen pranë kompjuterëve të tyre për orë të gjata dhe pa pushim. E kjo natyrisht mund të shkaktoj një sasi të madhe të problemeve shëndetësore, duke përfshirë këtu sëmundjet kronike si obeziteti dhe dhimbjet e nyjeve sidomos, kurrizi dhe qafa, gjë e cila natyrisht që ndikon në forcën e përgjithshme.

Mund të fajësoni pandeminë apo jetesën joaktive, por kjo mund të çojë në cilësi të dobët jetese dhe rritje të sëmundjeve, e kjo pastaj mund të çojë deri në vdekje, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.

Çfarë është jetesa joaktive?

Sipas Institutit të Kërkimit të Zemrës (HRI), rekomandimet globale për të rriturit janë që të marrin pjesë në të paktën 150 minuta aktivitet fizik me intensitet prej 75 minutash në javë, si dhe tw kryejnw aktivitete për forcimin e muskujve. Të gjithë ata që nuk kryejnw aktivitet të rregullt fizik kondiserohen si persona joaktiv.

Pse është kjo një gjë shqetësuese?

Sipas HRI, trupi dhe sistemet e tij, përfshirë zemrën dhe sistemin kardiovaskular janë krijuar për të punuar në mënyrë më efektive kur janë nw pozicion trupi drejt. Pasiviteti do të thotë se më pak kalori digjen, duke e bërë më të mundshëm shtimin në peshë.

“Një mënyrë jetese e ulur mund të trefishojë shanset për të vuajtur nga sëmundjet kardiovaskulare siç janw obeziteti, hipertensioni, çekuilibri hormonal. Një metabolizëm i ngadaltë, qon nw qarkullim tw dobët tw gjakut, kancer tw zorrës së trashë, inflamacion në trup pasi njerëzit kanë tendencë të kalojnë orë të gjata duke pushuar”, tha kirurgu Dr Rakesh Nair.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), 60-80% e njerëzve nga vendet e zhvilluara kanw një mënyrë jetese të ultë, duke u bërë kjo edhe një nga problemet më serioze të shëndetit publik të kohës sonë.

Sipas mjekëve, mënyra e jetesës joaktive mund të mos kursejë as kockat dhe shtyllën kurrizore.

“Do të ketë humbje të forcës së muskujve. Për shkak të densitetit të ulët kockor-mineral, dikush mund të vuajë nga osteoporoza. Po kështu, një mënyrë jetese e ulwt gjithashtu mund të çojë në probleme të shpinës dhe qafës pasi shpina bëhet e ngurtë, e dobët dhe dekondicionohet, gjë që shkakton dhimbje në qafë”, shpjegoi dr. Nair.

Çfarë mund të bëni për të parandaluar këtë gjendje?

Ndër masat parandaluese të rekomanduara nga OBSH, janë aktiviteti fizik deri në 30 minuta çdo ditë, ndërprerja e duhanit dhe ushqimi i shëndetshëm.

“Mundohuni të qëndroni aktiv duke ngjitur shkallët, bëni punët e shtëpisë, bëni pushime të shpeshta midis orareve të vrullshme dhe bëni stërvitje, ecni sa më shumë që të mundeni dhe meditoni për të qëndruar pa stres”, shtoi Nair.

Këto janë disa nga këshillat për të shmangur këto probleme që mund të shfaqen?

  • Uluni drejt me pjesën e poshtme të shpinës dhe mbështeteni qafen në karrige nëse qëndroni ulur për shumë kohës.
  • Sigurohuni që pjesa e sipërme e ekranit të kompjuterit tuaj të jetë në baraspeshim me nivelin e syve tuaj.
  • Nëse shikoni poshtë dhe punoni në letër, përdorni një pjerrësi që këndi të ndryshojë për gati 45 °.
  • Shtrirja e trupit tuaj është e domosdoshme. Shtrini këmbët dhe krahët çdo orë gjatë punës. Nëse është e mundur, çdo orë ose më shumë ngrihuni dhe bëni një shëtitje dy minutëshe.
  • Edhe kryerja e jogës në çdo kohë do të ishte e mrekullueshme. Ju mban të shëndetshëm si fizikisht ashtu edhe psiqikisht.
  • Kryesorja, bëni gjumë të mjaftueshëm.

Read Previous

Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i ujit të kokosit

Read Next

Tromboza arteriale pas COVID, çfarë duhet të dini për këtë sëmundje?