Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka folur për pasuritë e konfiskuara të kryekriminelit të veriut, Milan Radojçiq.
Ai ka thënë se 34 veturat e konfiskuara do t’i jepen Policisë së Kosovës.
“Gjykata ka lëshuar urdhër për sekuestrimin e probave të Radojciqit të cilat tashmë Agjencia e ka vendosur shiritin brenda këtyre objekteve dhe janë të blllokurara. Kurse pasuritë e luajtshme, 34 vetura janë konfiskuar, Ministria e Drejtësisë ia ka dhënë Policisë së Kosovës. Kosova është pronare.”, ka thënë Sallahu në DPT te Fidani.
Sipas tij në pronat e paluajtshme ndalohet hyrja dhe në fund gjykata vendos a do t’i kalojnë shtetit apo pronarit aktual.
“Mbi bazën e fakteve dhe provave ato do të konfiskohen”, tha ai.
Sallahu tha se ka prova të mjaftueshme se pasuritë e Radojciqit janë nga krimi i organizuar, shpëlarja e parave.
Ai tha se do të tentohet që Radojciq të sillet në Kosovë nag INTERPOL, por nëse nuk arrihet mund të bëhet gjykim në mungesë.
Ai tha se Radojciq mund të ketë prona edhe në pjesën tjetër të Kosovës./Reporteri.net/