Çfarë baterie do të ketë iPhone 17 Air?

Janë shfaqur informacione të reja që zbulojnë disa detaje rreth baterisë së telefonit iPhone 17 Air.

Informacionet, të cilat vijnë nga zinxhiri i furnizimit të Apple, konfirmojnë se iPhone 17 Air që po vjen do të ketë një trashësi prej 5.5 milimetra, si dhe kapacitetin e baterisë që do të furnizojë telefonin.

Sipas thashethemeve, Air do të ketë një bateri me kapacitet vetëm 2,800 mAh, që është shumë më pak se 3,900 mAh e Samsung Galaxy S25 Edge me madhësi dhe trashësi të ngjashme.

Megjithatë, përmendet se Apple mund të përdorë teknologjinë e dendësisë së përmirësuar të baterisë, e cila mund të rrisë kapacitetin e baterisë për 15 deri në 20 për qind. Për më tepër, informacionet e rrjedhura sugjerojnë se pesha e telefonit do të jetë 145 gramë.

Disa teori konspirative sugjerojnë se Apple “kursen” në kapacitetin e baterisë për të shitur më shumë karikues dhe mbështjellëse karikimi.

Raporte të tjera përmendin se kompania nga Cupertino po punon në një funksion kursimi të baterisë bazuar në inteligjencën artificiale, i cili mund të kompensojë kapacitetin dhe të sigurojë fuqinë e duhur të baterisë. /Telegrafi/

Read Previous

Presidentja Osmani merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Read Next

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë