Në aeroportin e Gjakoves po mbahet ceremonia e fundit e ushtrimit “Shpata e Argjendtë 2021”, e organizuar nga KFOR-i.
Gjatë mbajtjes së këtij ushtrimi në bashkëpunim me KFOR-in janë edhe Institucionet Kosovare të Sigurisë si:
FSK, Policia e Kosoves, Brigada e Zjarrefikesve, Komuna e Gjakoves, Njesia e Emergjences, Kryqi i Kuq. Qëllimi i tyre ishte zhvillimi i kapaciteteve të nevojshme për të trajtuar emergjenca natyrore.
Ushtrimi parasheh menaxhimin e situatave emergjente në mbarë Kosovën.
KFOR-i kishte për qëllim që gjatë stërvitjes reagimet emergjente të jenë të pëgatitur për të shpëtuar jetë, të lehtësojë shqetësimin e popullsisë vendase të prekur nga fatkeqësia natyrore, të ruajë sigurinë, të ruajë funksionimin e shërbimeve thelbësore dhe të përgatitet për rivendosjen e situatës normale”.