Çeku për Projektligjin për Kinematografinë: Parasheh tërheqjen e investimeve të huaj në film

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, pas mbledhjes së Qeverisë  tha se dy vendime e miratuara janë shumë të rëndësishme për kulturën në vend dhe për rinin.

Kur foli për Projektligjin për Kinematografinë ai tha se parasheh tërheqjen e investimeve të huaj në film.

Përderisa për Dokumentin për rinin sqaroi se hap rrugën për një reformë të plotë.

“U miratuan edhe dy vendime shumë të rëndësishme për kulturën dhe rinin. I pari shumë i rëndësishëm, ky projektligj nënkupton më shumë buxhet për filmin”.

“Parasheh edhe tërheqjen e investimeve të huaja në film. Vendimi i dytë për rinin që hap rrugën për një reformë të plotë për rinin dhe zhvillimin e saj. Parasheh edhe licencimin e punëtorit rinor”, tha ai. /EO/

Read Previous

Prokurori i Shtetit: Për 24 orë 58 aktakuza, kundër 65 personave

Read Next

Momenti dramatik kur piloti hidhet ndërsa aeroplani luftarak 100 milionë dollarësh ‘përplaset me hundë’ në një pistë në Teksas