Çekët do të blejnë municion për Ukrainën me të ardhura nga asetet e ngrira ruse

Republika Çeke do të përdorë një pjesë të interesit të fituar nga asetet ruse të ngrira në Bashkimin Evropian për të blerë më shumë municion të kalibrit të madh për Ukrainën, tha të martën Ministria Çeke e Mbrojtjes.

Vendet perëndimore bllokuan asetet sovrane ruse me vlerë rreth 300 miliardë dollarë pasi Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

Vendet e BE-së po marrin interesat e fituara në asetet – të cilat përfshijnë obligacione dhe letra të tjera me vlerë të blera nga banka qendrore ruse – dhe po e vendosin atë në një fond të BE-së për të ndihmuar Ukrainën ndërsa ajo lufton pushtimin rus./reuters/

Read Previous

Rrugëtimi i Thiago Motta-s në Juventus fillon me një shëtitje në Como

Read Next

Milani i pafat, lëndohet Alvaro Morata