Aleksander Ceferin po vazhdon betejën e tij, jo shumë të mbuluar, kundër Real
Madridit, njërit nga promovuesit kryesorë të Superligës Europiane.
Në një intervistëtë dhënë për mediat sllovene, presidenti i UEFA-s e drejtoi gishtin nga klubi i
Florentino Perez, duke aluduar gjithashtu mundësinë e përjashtimit të tij nga
gjysmënalet e Ligës së Kampionëve, pra nga ndeshja kundër Chelsea (planikuar
për të martën e ardhshme)
“Çështja, – tha Ceferin, – është se sezoni tashmë ka filluar dhe televizionet do të
kërkonin dëmshpërblim, nëse nuk do ta luanim atë. Kështu që ekziston një shans
relativisht i vogël që kjo ndeshje të mos luhet javën tjetër”.
Pastaj, ai u përgjigj fjalëve të presidentit të Real Madridit, i cili tha se nuk donte një
përfaqësues të UEFA-s si ai: “Është një nxitje edhe më e madhe për të qëndruar. Ai
dëshiron një president që t’i bindet, e dëgjon dhe bën atë që mendon. Në të kundërt,
unë përpiqem të bëj atë që mendoj se është e mirë për futbollin europian dhe
botëror”./Telesport/