Capello për me Milanin: Ka mungesë ekuilibri, problemet janë më të thella se një humbje

I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, Fabio Capello analizoi humbjen e Milanit në fushën e Parmës: “Problemet e kuqezinjve janë shumë më të thella se një humbje dhe përkthehen me një fjalë: ekuilibër. Skuadra e Fonseca nuk ka ekuilibër, është e përhapur në fushë, tre këtu dhe katër atje, siç tha vetë trajneri portugez pas ndeshjes. Pra, kështu nuk po shkojnë askund.

Pikëpyetje taktike? Unë do të thoja po. Fonseca foli për rikuperimin e topit lart, por për ta bërë këtë duhet të lëvizësh si skuadër, me sinkronizëm, organizim dhe ritëm. Milani i transfertës në Parma është shumë larg këtij modeli organizimi.

Të jemi të qartë, dukej sikur pamë skuadrën e sezonit të kaluar në defekte. Shikoja 6-7 lojtarë duke sulmuar, po pastaj, kur e humbisni topin? Ky është telash i madh… Në fakt, në këtë moment, si kundërshtar do të isha i lumtur të përballesha me Milanin”.

“Djalli” nuk ndryshoi për mirë as me aktivizimin e Emerson Royal dhe Fofana: “Epo, kjo është gjëja që më befasoi më shumë negativisht. Milani nuk ndryshoi as me zëvendësimet dhe vazhdoi të pësonte kundërsulme në hapësira të gjata. Në të vërtetë, për të qenë i sinqertë,

Parma bëri më shumë dëme në krahun e mbuluar nga Emerson Royal. Për mua nuk është problem i individëve, por i gjithë ekipit”. /Telesport.al/

Read Previous

26 vjet nga rënia e Ismet Jasharit “Kumanova”

Read Next

Votimi në BE për tarifat e importit e bën Kinën t’i mbledhë prodhuesit e automjeteve në takim