Profesori Canhasi në përkrahje të drejtoreshës së shkollës “Nexhmedin Nixha”

Ndaj një vendimi të Shkollës së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, për të vënë simbole ndaluese për vendosjen e shamisë në shkollë, ka pasur disa reagime. Zhurmën e madhe mediatike që ju bë drejtoreshës së shkollës Florentina Gjergjaj, profesori Bashkim Canhasi e konsideron si një zhurmë të panevojshme, sepse në Kushtetutën e Kosovës feja dhe shteti janë të ndarë, prandaj e drejta e besimit është një e drejtë private.

Të gjitha qeveritë serbe në Jugosllavinë e vjetër apo të re, fenë e kanë instrumentalizu në luftë kundër shqiptarëve, kështu thotë profesori Canhasi.

Profesori tutje thotë se çdo përpjekje që cenon integritetin fizik e moral të një zyrtari që zbaton ligjet në fuqi është i papranueshëm.

Kujtojmë se drejtoresha Gjergjaj për rastin në fjalë në facebook ka shkruar se kjo është një fushatë e egër linçuese ndaj meje, e që fatkeqësisht është nxitur haptazi edhe nga figura publike të institucioneve tona.

Read Previous

25% më pak aksidente në 3-mujorin e parë të vitit 2022

Read Next

Qendra për Punë Sociale ndihmon në plotësimin e dokumenteve për regjistrimin e mëvonshëm të fëmijëve