Calhanoglu për Asllanin: Është i fortë, ka dëshirë të luajë, por i duhet durim

Pas fitores 2-1 te Inter ndaj Salzburg, Hakan Calhanoglu ka folur ndër të tjera edhe për mesfushorin e kombëtares shqiptare të futbollit, Kristjan Asllani, të cilin theksoi se e ka si vëlla të vogël.

Më tej, mesfushori turk shtoi se Asllani po rritet, por sipas tij i duhet vetëm pak durim.

“Asllani po rritet. Ai është vëllai im i vogël, është i fortë, dëshiron të luajë, ka nevojë për durim. Ne jemi një ekip, duhet të qëndrojmë të bashkuar. Të gjithë janë të rëndësishëm. Unë bëj më të mirën për këtë fanellë”-tha Calhanoglu. /SuperSport.al/

Read Previous

Theksohet se ka mungesë të mekanizmave të raportimit për ngacmime seksuale

Read Next

Konflikti në Lindjen e Mesme prek tregun e karburanteve