Cakolli: Kufizimi i mediave për të vëzhguar procesin zgjedhor paraqet shkelje

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se përfaqësuesit e mediave që janë akredituar dhe kanë distiniktivët e lëshuar nga KQZ-ja, e kanë të garantuar qasjen e plotë në vëzhgimin e procesit zgjedhor në vendvotime dhe qendra të votimit.

“Çfarëdo kufizimi i së drejtës të mediave për të vëzhguar procesin, përpos në rastet kur cenohet fshehtësia e votës, paraqet shkelje të legjilsacionit zgjedhor”.

“Në vend të udhëzimeve të tilla për mediat, KQZ-ja do të duhej të merrej me stafin zgjedhor, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve nuk bartin maska dhe nuk përfillin procedurat për votim në kushte pandemie – që përbëjnë shkelje të masave në fuqi”, ka shkruar Cakolli në rrjetin social Facebook./GazetaSinjali

Read Previous

​United të bindur se Zidane do të jetë trajneri i tyre i ri

Read Next

Szunyog viziton qendrat e votimit, bën thirrje që qytetarët të dalin dhe të votojnë