Që dy ditë, e zhdukur po rezulton një grua, rast ky që u denoncua nga bashkëshorti i saj në Prishtinë.
Sipas burimeve jo zyrtare, gruaja ka dalë nga shtëpia mëngjesin e 13 majit dhe familjarët nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj.
Burri i saj ka kërkuar ndihmën e Policisë, për gjetjen e bashkëshortes së tij dhe ka dhënë detajet për kontaktin e fundit që ka pasur me të.
Ndërsa njësitet policore tashmë janë aktivizuar për gjetjen e viktimës, por e njëjta akoma nuk është hasur.
Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit./Sinjali/