Bundesliga me pesë skuadra në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm

Tani është zyrtare, fitorja e Borussia Dortmund kundër Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League i lejon Gjermanisë që të ketë pesë skuadra në edicionin e ardhshëm të kompeticionit më të mirë europian.

Pas Italisë qe e konfirmoi më herët pjesëmarrjen me pesë ekipe në Championsin e ardhshëm, tashmë edhe Gjermania e konfirmoi një shifër të tillë.

Një arritje e madhe e skuadrave italiane dhe gjermane që me ecuritë e tyre në Europë u siguruan vendeve përkatëse pjesëmarrjen me më shumë ekipe sezonin tjetër./h.ll/abcnews.al

Read Previous

KDI: Ligji i (ri) i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Read Next

Kearns: Duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan