Bundesliga/ Bayerni e Dortmundi vazhdojnë me fitore

Soccer Football – Bundesliga – Hertha BSC v Bayern Munich – Olympiastadion, Berlin, Germany – November 5, 2022 Bayern Munich’s Eric Maxim Choupo-Moting in action with Hertha BSC’s Jean-Paul Boetius REUTERS/Annegret Hilse

Kanë përfunduar pesë nga gjashtë ndeshjet e sotme në Bundesligan gjermane, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Signal Iduna Park”, Borussia Dortmundi e ka mposhtur 3:0 Bochumin.

Po ashtu, fitore sot regjistroi edhe Bayern Munichu, i cili e mposhti 4:3 si mysafirë skuadrën e Bochumit, dhe tani është ngjitur në pozitën e parë në tabelë.

Fitore sot shënoi edhe skuadra e RB Leipzigut, e cila arkëtoi pikët e plota ndaj Hoffenheim, duke e mposhtur me rezultat 3:1.

Më poshtë mund të gjeni rezultatet e ndeshjeve që kanë përfunduar në Bundesliga.

Augsburg 1:2 Eintracht Frankfurt

Dortmund 3:0 Bochum

Hertha Berlin 2:3 Bayern Munich

Hoffenheim 1:3 RB Leipzig

Mainz 0:3 Wolfsburg 

/KosovaPress/

Read Previous

Musk largon qindra punonjës, Twitter humb 4 milionë dollarë në ditë

Read Next

Manchester City fiton në frymën e fundit ndaj Fulham