Broja nuk do të shkëmbehet me Caicedon, Pochettino do t’i japë rastin sulmuesit shqiptar

Armado Broja duket se do ta ketë një tjetër rast te Chelsea dhe të punoj me një tjetër trajner.

Sulmuesi shqiptar ka mbetur jashtë fushave që nga në dhjetori i vitit të kaluar, kur u lëndua në një ndeshje miqësore.

Edhe pse flitej se Chelsea do ta përdorte për një shkëmbim me Brightonin për Moises Caicedon, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Fabrizio Romano ka konfirmuar se Brojës do t’i jepet rasti nga Mauricio Pochettino në fazën përgatitore për t’i treguar vlerat e tij.

21-vjeçari ka kaluar tanimë lëndimin dhe për ndeshjet parasezonale do të jetë i gatshëm për ta bindur trajnerin argjentinas që t’i japë rastin.

Reprezentuesi shqiptar këtë edicion zhvilloi 18 ndeshje në total me Chelsean në të gjitha garat, duke realizuar një gol dhe duke asistuar në një tjetër.

Gjithsesi ai ka admirues të shumtë në Angli, por do të jetë Pochettino i cili do të vendos për të ardhmen e tij pas fazës përgatitore. /Telegrafi/

Read Previous

Moti në Gjakovë – Parashikimi për ditët në vijim

Read Next

“New York Times”: Provat sugjerojnë se Rusia shkatërroi digën në Ukrainë