Britania e Madhe plan për dozat përforcuese

Prioritet do të kenë të moshuarit dhe personat me imunitet të dobët për të shmangur një valë tjetër infektimesh

Kryeministri britanik, Boris Johnson, pritet që të shpallë planet e qeverisë së tij për dozat përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 për personat mbi 50 vjeç.

Ato do të ofrohen për personat me imunitet të dobët dhe të moshuarit. Kryeministri Boris Johnson dhe Ministri i Shëndetësisë Sajid Javid do të përcaktojnë se si do të funksionojë ky program.

Qeveria e Johnson ka bërë të ditur tashmë se për të kontrolluar përhapjen e virusit autoritetet shëndetësore do të fokusohen te procesi i imunizimit, duke përfshirë dozat përforcuese dhe testimin.

I pyetur nga  gazetarët më herët  nëse qeveria e tij mund të impononte bllokime në të ardhmen, Johnson tha se qeveria do të bënte gjithçka për të mbrojtur vendin, por lidhur me mënyrën se si po shkojnë gjërat qeveria e tij duket shumë e sigurt në vendimet e marra deri më tani.

Opsioni për të bërë vaksinimin të detyrueshëm mbetet në planet rezervë, por aktualisht qeveria britanike nuk po e konsideron një vendim të tillë.

Mbi 48 milionë persona në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë dozën e parë të një vaksine, ndërsa  shumë se 44 milionë kanë marrë  dozën e tyre të dytë./KlanNews

Read Previous

Zbulohet fjalimi i Ronaldos para ndeshjes me Newcastle

Read Next

Konjufca zhvillon takim me zyrtaret e larta të Kombeve të Bashkuara