Britania e Madhe mirëpret marëveshjen SHBA-Ukrainë

Britania e Madhe mirëpret nënshkrimin e një marrëveshjen ekonomike midis SHBA-së dhe Ukrainës, deklaroi sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy.

Të mërkurën në mbrëmje, Thesari i SHBA-së njoftoi një “fond investimi për rindërtim” për Ukrainën, me kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal që e përshkroi atë si “një marrëveshje ndërkombëtare vërtet të drejtë dhe të shëndoshë”.

Ministrja ukrainase e Ekonomisë, Yulia Svyrydenko, konfirmoi se të dyja palët e kishin nënshkruar marrëveshjen, duke shkruar me X se “falë lidershipit dhe marrëveshjeve midis presidentit Volodymyr Zelenskyy dhe presidentit Donald Trump, unë dhe sekretari i Thesarit, Scott Bessant kemi nënshkruar marrëveshjen midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara për të krijuar ‘’Fondin e Investimeve për Rindërtimin e Ukrainës’’.

“Falënderoj të gjithë ata që kontribuan në këtë marrëveshje dhe e bënë atë më të fortë. Ky dokument mund t’u sjellë sukses të dy vendeve tona: Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara”, shtoi ajo.

Në një postim në X, sot në mëngjes, Lammy tha se “Britania e Madhe mirëpret hapat e ndërmarrë nga SHBA-ja dhe Ukraina për të nënshkruar një partneritet ekonomik’’. /ATSH-DPA/

Read Previous

Faton Peci me kritika ndaj LDK-së, e quan “shoqëri aksionare”

Read Next

“Fundi i një epoke” për kartat SIM