Britania ‘do t’i japë përparësi kërkesave për azil nga vende të sigurta’ si Shqipëria

Laburistët mësohet do t’u japin përparësi kërkesave për azil të të mbërriturve nga vende “të sigurta” në përpjekjet për t’u marrë me një numër të madh rastesh pas anulimit të planit të Ruandës.

Sekretarja e Brendshme, Yvette Cooper, pritet të njoftojë një ndryshim në ligj për të lejuar përpunimin e kërkesave nga emigrantët që kanë mbërritur ilegalisht gjatë 18 muajve të fundit, raporton “Daily Mail”.

Çka pritet të anulojë një pjesë të Aktit të Emigrimit të Paligjshëm të Konservatorëve, i cili ndaloi këdo që arrinte ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar që nga marsi 2023, t’i jepej azil.

Ata njerëz ishin rreshtuar për t’u larguar sipas skemës së dëbimit të Rishi Sunak në Ruandë.

Por laburistët i deklaruan planet e ish-kryeministrit për të dërguar emigrantë në vendin afrikan “të vdekur dhe të varrosur” pasi fituan pushtetin.

Sipas “The Times”, ndryshimi i ligjit Laburist do të prekë rreth 101 mijë emigrantë që kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla ose rrugë të tjera të paligjshme.

Ata që vijnë nga vende “të sigurta” si India, Vietnami dhe Shqipëria pritet t’u jepet prioritet kërkesave për azil sepse do të jetë më e lehtë për ta që të kthehen në shtëpi.

Por kjo është në kontrast me ata nga vende si Afganistani dhe Siria. /Albanianpost.com

Read Previous

Biden: Do vazhdoj të punoj për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Read Next

Chelsea konfirmon listën për turneun në ShBA, në mesin e saj edhe Armando Broja