Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka dënuar sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Komunës së Zveçanit.
“Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjen dhe kolegët e policit të Kosovës Afrim Bunjaku, i vrarë në krye të detyrës. I urojmë shërim të shpejtë oficerëve të plagosur në sulm”.
Britania e Madhe, përmes një komunikate për media, ka bërë thirrje për qetësi dhe për zgjidhje paqësore të situatës së vazhdueshme në Veri të Kosovës.
“Institucionet e Kosovës duhet të lejohen të hetojnë dhe të identifikojnë autorët e këtij sulmi të tmerrshëm, në mënyrë që ata të sillen para drejtësisë në përputhje me sundimin e ligjit. E mirëpresim bashkërendimin e ngushtë të Policisë së Kosovës, si reagues i parë, me EULEX-in dhe KFOR-in”.
/albanianpost/