Brentfordi ka shkruar historinë pasi që është bërë skuadra e parë që ka fituar në tre ndeshjet radhazi si mysafirë në “Stamford Bridge”, me fitoren e sotme 2:0 ndaj Chelseat në Premier Ligë.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Stamford Bridge”, Brentfordi e ka mposhtur Chelsean me rezultat soli 2:0.
Golat për “Bletat” i shënuan Ethan Pinnock (minuta e 58’) dhe Bryan Mbeumo (minuta e 90+6’).
Me pikët e reja, Brentfordi ngjitet mbi Chelsean në tabelë në kuotën e 13 pikëve, një më shumë se “Blutë” që renditen në vendin e 11 me 12 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Brentfordit. /KosovaPress/