Brazili po shqyrton mundësinë e bojkotimit të Copa Americas

Brazili po shqyrton mundësinë e bojkotimit të Copa Americas shkaku i brengave për situatën e COVID-19.

Argjentina ishte paraparë si organizatore të Copa Americas, por pas rëndimit të situatës me COVID-19 atje, CONMEBOL vendosi që turneu të zhvillohej në Brazil.

Problemi është që edhe Brazili po përballet me gjendje të rëndë nga pandemia, presidenti Bolsinaro dhe Federata e Futbollit të Brazilit kishin pranuar që turneu të zhvillohej atje, por lojtarët e Kombëtares po menojnë ndryshe.

Casemiro kishte deklaruar në konferencë për shtyp se lojtarët po mendojnë bojkotimin e turneut.

“Pas vendimit të Qeverisë dhe Federatës për mbajtjen e turneut, Tite erdhi dhe na shpjegoi situatën ku ne morëm vendimin tonë. Ne do të flasim për këtë, por e dimë pozicionin tonë, do të flasim si grup dhe do të marrim vendimin në fund”, tha Casemiro.

Edhe selektori i Brazilit, Tite ka pozicionuar vetën me lojtarët.

“Unë vetëm po kërkoj nga ju vetëm të jeni të kujdesshëm, nuk jam duke i ikur pyetjes por ekziston hipoteza për momentin. Do të vijë koha kur do të marrim një vendim unanim”, përfundoi Tite.

Read Previous

​Projektligji për tekstet shkollore brenda vitit miratohet në Kuvend

Read Next

80 mijë qytetarë të Kosovës janë vaksinuar kundër COVID-19