Braktisi dhe keqtrajtoi fëmijën, arrestohet një femër në Lipjan

Një femër është arrestuar pasi e njëjta ka kryer veprën “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 15:40, në Lipjan.

Tutje në raport, bëhet e ditur se lidhur me rastin e dyshuara pas tretmanit mjekësor në repartin e psikiatrisë, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta ka kryer veprën e lartcekur. Lidhur me rastin, e dyshuara pas tretmanit mjekësor në repartin e psikiatrisë, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

/Telegrafi/

Read Previous

A do të përfshihet Catherine Ashton në dialog?

Read Next

Arrestohet një kosovar në Zvicër, dyshohet për terrrorizëm