BQK: Vlera e kredive të reja për muajin maj 2024 arriti në 232.94 milionë euro

Shtatë miliardë e 400 milionë euro është vlera e aseteve të bankave komerciale në Republikën e Kosovës, derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.07 miliardë euro.

Kështu thuhet në Statistikat e Bankave Komerciale për muajin maj 2024, të publikuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), duke shtuar vlera e kredive bruto ka arritur në 5.22 miliardë euro me një rritje prej 80.99 milionë euro.

Sipas raportit, kapitali u bankave komerciale për këtë muaj ishte 890.34 milionë euro.

Tutje, BQK tregon se vlera e kredive të reja ishte 232.94 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja arriti në 56.24 milionë euro.

Po ashtu, norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.48%, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.14%.Raporti kredi-depozita për këtë muaj ishte në nivelin 86.08%, kurse margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita ishte 3.65%./21Media

Read Previous

Rutte një “kopje” e Stoltenbergut

Read Next

​Franca, Gjermania e Polonia premtojnë mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën