Botafogo shokon Paris Saint-Germainin

Fituesi i Ligës së Kampionëve të Evropës, Paris Saint-Germaini është shokuar në Kupën e Botës për Klube në SHBA.

Të premten në orët e para të mëngjesit, skuadra e Luis Enriques pësoi 1:0 nga skuadra braziliane Botafogo. 

Në Pasadane, na praninë e 54 mijë shikuesve, Botafogo fitoi me golin e shënuar nga Igor Jesus në minutën e 36-të.

Botafogo në xhiron e parë kishte fituar ndaj Seattles dhe tani udhëheq në grup me gjashtë pikë. Parisi është në vendin e dytë me tri pikë.

PSG-ja nuk kishte humbur që nga 3 maji, ndërsa nuk kishte pësuar gol që nga 17 maji. 

Ousmane Dembele mungoi sërish për shkak të një lëndimi. Luis Enrique bëri ndryshime në përbërje po ashtu.

PSG-ja i kishte 16 raste por gol, por vetëm dy goditje në kornizë të portës. Botafogo i kishte katër goditje, të gjitha që shkuan drejt portës.

“Mendoj se është normale. Gara është shumë intensive dhe e vështirë. Secili ekip është i motivuar, sidomos kundër ekipit tonë. Mendoj se ekipi ynë vuajti përballë mbrojtjes së kundërshtarit. Mendoj se Botafogo është prej ekipeve defensive më të mira të turneut”, ka thënë Enrique./koha.net/

Read Previous

​Sot fillon turneu ndërkombëtar i pingpongut Prishtina Open 2025

Read Next

Zelensky: Rusia po ndihmon Iranin dhe Korenë e Veriut