Borrell: Rusia do të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës

“Rusia do të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës”, sipas kreut të diplomacisë europiane, Josep Borrell, në një postim në Twitter.

“Nuk do të ketë pandëshkueshmëri për krimet ruse të luftës”, theksoi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, në një postim në Twitter, duke folur në të njëjtën kohë për “një tjetër sulm të pakuptimtë dhe masiv me raketa ruse në Ukrainë, i cili ka shkatërruar pa dallim infrastrukturën dhe objektet mjekësore, duke synuar dhe vrarë qëllimisht civilët.”

“Mbështetja jonë për Ukrainën do të vazhdojë”, përfundoi Borrell. /abcnews.al

Read Previous

Kosova mbi 8 muaj pa kryeprokuror, presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses

Read Next

Mac Allister dëshiron të transferohet në Juventus