Borrell: Nuk është koha që Ukraina të ngrejë flamurin e bardhë

“Tani nuk është koha që Ukraina të ngrejë flamurin e bardhë. Ata duhet të vazhdojnë t’i rezistojnë pushtuesit dhe ne duhet të vazhdojmë t’i mbështesim ata.” Kështu deklaroi përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell , duke folur para gazetarëve në OKB.

Borrell gjithashtu dënoi pushtimin e Rusisë, duke e cilësuar si një “shkelje flagrante” të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Rikujtojmë se Papa shkaktoi zemërim në Ukrainë kur u publikua një intervistë për transmetuesin zviceran RSI, ku thoshte: “Më i forti është ai që shikon situatën, mendon për njerëzit dhe ka guximin e flamurit të bardhë dhe negocion”.

Flamujt e bardhë janë tradicionalisht një simbol i dorëzimit në fushën e betejës./abcnews.al /abcnews.al

Read Previous

Siguria në Kosovë pas Banjskës, Ulutaş: Shtuam praninë, përforcimi më i madh në një dekadë

Read Next

Qeveria i kërkon Agjencisë Kadastrale ta zbatojë vendimin për Manastirin e Deçanit