Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka kërkuar që barrikadat e ngritura në veri të Kosovës të largohen menjëherë “nga grupet e serbëve të Kosovës”.
Në një reagim në Twitter, Borrell ka deklaruar se BE nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it në Kosovë.
“Bashkimi Europian nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX në Kosovë apo aktet e dhunshme kriminale në veri. Barrikadat e vendosura nga grupet e serbëve të Kosovës duhet të hiqen menjëherë. Duhet të rikthehet qetësia. EULEX-i do të vazhdojë të koordinohet me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in”, ka shkruar Borrell.
Mbrëmjen e së shtunës u qëllua me armë në drejtim të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it në veri. Gjithashtu, banorët serbë të asaj zone kanë bllokuar rrugët duke vendosur barrikada./EO/
#EU will not tolerate attacks on @EULEXKosovo or use of violent, criminal acts in the north. Barricades must be removed immediately by groups of Kosovo Serbs. Calm must be restored. EULEX will continue to coordinate w/Kosovo authorities & KFOR.
All actors must avoid escalation.— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) December 11, 2022