Shefi i politikës së jashtme të BE-së i ka kërkuar qeverisë izraelite të ndalojë menjëherë “veprimet e papranueshme” nga kolonët.
Josep Borrell shkroi në X : “Ditë pas dite, në një pandëshkueshmëri pothuajse totale, kolonët izraelitë nxisin dhunën në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke kontribuar në rrezikimin e çdo mundësie për paqe”.
“Unë konfirmoj qëllimin tim për të paraqitur një propozim për sanksione të BE-së kundër mundësuesve të kolonëve të dhunshëm, duke përfshirë disa anëtarë të qeverisë izraelite,” shtoi ai.
Vërejtjet e Borrell vijnë pasi Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se një palestinez 23-vjeçar u vra në dhunën e kolonëve dhe një tjetër palestinez pësoi plagë me armë zjarri në gjoks në sulmin në fshatin Jit./aljazeera/